Një grua ia ka prerë penisin dhe testikujt e burrit të saj, pasi e kapi atë në shtrat duke abuzuar me vajzën e tyre të mitur në Vietnam. Ndërkohë që ajo është vetëdorëzuar në polici, njerku i vogëlushes po shërohet nga trauma e dhimbshme në spital, transmeton Fol Drejt.
Gruaja kishte kohë që dyshonte për burrin e saj. Në fakt, ka qenë vetë viktima që i ka thënë se njerku e ka abuzuar seksualisht që në vitin 2020. Për këtë arsye gruaja ka dashur t’i vendosë një kurth për të konfirmuar sjelljen e shëmtuar të bashkëshortit, duke vendosur një kamerë të fshehtë në dhomën e vajzës.
Sipas Cronicaglobal.elespanol.com kur gruaja vietnameze konfirmoi gjithçka, vendosi ta merrte drejtësinë në duart e veta. Dhe për t’iu hakmarrë të shoqit në një mënyrë të tmerrshme, ajo ia preu penisin dhe të dy testikujt ndërsa ai flinte dhe më pas ia hodhi në kosh. Me sa duket, në Vietnam, është gati e zakonshme që gratë t’ua presin organet gjenitale burrave të tyre si akte hakmarrjeje për abuzime ose pabesi.
Më pas gruaja është vetëdorëzuar në polici, e vetëdijshme për krimin që kishte kryer. Ndërsa babai do të përballet me akuzën e abuzimit me të miturën dhe mbi të gjitha vajzën e partneres sentimentale, për sulmin ndaj burrit do të ndiqet penalisht edhe nëna./FolDrejt/