Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh, sipas raporteve të mediave lokale. Cristina Rosi, 37, ishte shtatë muaj shtatzënë kur pësoi një sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar.
Vajza e saj, Caterina, u lind nga operacioni cezarian i urgjencës. Sidoqoftë, zonja Rosi u la në koma me dyshime për dëmtime të trurit.
Ajo tani është zgjuar dhe ka thënë fjalën e saj të parë, “Mamma”, ka thënë burri i saj. “Ne nuk e prisnim atë, ishte një gëzim i vërtetë pas kaq shumë vuajtjesh,” tha Gabriele Succi , raporton BBC News, percjell Foldrejt.com