Sipas raportit 24 orësh të policisë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë brenda në familje në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
I dyshuari besohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të tij, të dielën rreth orës 23.
Sipas policisë, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore.
Ndërsa, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/