Një grua nga Fushë Kosova i ka thënë policisë se bashkëshorti i saj, në vazhdimësi, është duke shkaktuar dhunë në familje, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit, i dyshuari është intervistuar, e pastaj edhe është prangosur.
“F. Kosovë, 12.01.2022-NN. Me 14.01.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje duke e ofenduar dhe sulmuar fizikisht” – thuhet në raport.
Po sipas informatave të policisë, Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./FolDrejt/