Një rast dhune familjare ka ndodhur në Lipjan ditën e djeshme. Bashkëshortja, sipas raportit të policisë, e ka sulmuar bashkëshortin e saj me një mjet të fortë, transmeton Fol Drejt.
“Lipjan, 09.01.2022 – 01:30. Pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare, ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. E dyshuara nuk është takuar nga ende nga ana e policisë dhe është në kërkim policor” – thuhet në raport.
Policia thotë se rasti nën hetime nga njësitë relevante./FolDrejt/