Në komunën e Podujevës me datë 09.04.2022 në ora 03:00 e natës është raportuar një rast, ku gruaja ka postuar në Facebook se është kanosur nga burri i saj.
Bashkëshorti i saj pas këtij postimi është arratisur, kurse policia tashmë po e heton rastin. Ku rast është cilësuar si “Shpërfillje e gjykatës”, transmeton FolDrejt.
“Viktima femër kosovare ka informuar se përmes rrjetit social, është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.