Një rast i cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” është raportuar dje në Ferizaj.
Siç raportohet nga policia, viktima mashkull kosovar ka e raportuar rastin se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër Shtetase e Shqipërisë.
“Shtime , Ferizaj, 07.04.2022-19:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër Shtetase e Shqipërisë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.