Shpesh dëgjojmë se uji me limon ka shumë përfitime për shëndetin tonë.
Ndërsa shtimi i limonit mund të duket si një mënyrë e vogël për ta bërë ujin të shijojë më mirë, hulumtimet sugjerojnë gjithashtu se pirja e ujit me limon mund të ofrojë një sërë përfitimesh shëndetësore.
Si fillim, shtimi i lëngut të limonit në ujë thuhet se mund të plotësojë më shumë se 10 për qind të nevojave tona ditore për vitaminë C.
Përveç që janë një burim i pasur i vitaminës C, limonët janë gjithashtu të pasur me lëndë ushqyese të tjera, si vitaminat B, kaliumi dhe folati. që mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit në trup, presionin e shëndetshëm të gjakut, rikuperimin e muskujve, riparimin e dëmtimit të qelizave, forcimin e imunitetit dhe madje edhe humbjen e peshës.
Kjo teori u vendos të testohej nga Jordan Powers Willard, e cila pinte ujë me limon çdo mëngjes për një muaj dhe tregoi se çfarë ndryshimesh kishte përjetuar. Siç ka treguar për portalin Eat This, ajo ka vënë re si më poshtë:
- përmirësimin e shëndetit të flokëve, thonjve dhe lëkurës
- ndjesi më e gjatë e ngopjes gjatë ditës
- presion më të mirë të gjakut
- më pak ngërçe të muskujve dhe rikuperim më të shpejtë pas stërvitjes
- më shumë energji./FolDrejt/