“Vejusha e Zezë” që u shpall sot fajtore në Britani për vrasjen e bashkëshortit me thikë pas atyre që ajo quante “abuzime të vazhdueshme”, rezulton tashmë se kishte për zakon “të nxinte jetën” e atyre që martoheshin me të.
66 vjeçarja Penelope “Penny” Jackson ka pranuar vrasjen e bashkëshortit duke thënë më herët në gjykatë se qëlloi për vdekje 78 vjeçarin David Jackson prej “marrëdhënies abuzive të shumë viteve”.
Çifti ishin dy ish-ushtarake britanikë që ishin konfliktuar sipas gruas vrasëse, për ushqimin që ajo kishte përgatitur në një darkë ditëlindjeje.
Por tashmë loja e saj e vërtetë po del në dritë pasi vëllai i bashkëshortit të mëparshëm të gruas ka thënë se ajo e shtyu drejt vetvrasjes.
Stewart Warrender tha sot në gjykatë se Penny Jackson kishte bërë të mjeruar në limit jetën e vëllait të tij Alan, i cili zbuloi tradhtinë e saj me një tjetër oficer ushtrie.
Alan vrau veten në vitin 1993.
Personi me të cilin gruaja e kishte tradhtuar burrin e ndjerë, ishte në fakt David Jackson që më pas do të bëhej bashkëshorti i katërt i saj, i cili gjithashtu gjeti vdekjen pasi guaja e therri me thikë në shtëpinë e tyre në shkurt.
Në gjyqin e gjykatës së Bristol, Penny pranoi se kishte shtyre drejt vetëvrasjes bashkëshortin e mëparshëm duke e tradhtuar vazhdimisht.
Alan Warrender ishte larguar nga puna në forcat e armatosura britanike për të punuar i kontraktuar në Arabinë Saudite për të paguar borxhe të akumuluara.
Por kur u kthye në shtëpinë e tyre në Grantham, ai mësoi se gruaja e tij ‘e devotshme’ kishte nisur një histori me ish-oficerin David Jackson dhe gjatë kohës që nuk ishte në shtëpi, ajo i kishte vrarë dy qentë e tij të racës Rottweiler.