Rasti ka ndodhur në Ferizaj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), i dyshuari aktualisht ndodhet jashtë vendit, shkruan Fol Drejt.
“Ferizaj 26.07.2023 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovari cili gjendet jashtë vendit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një kallashnikov me 39 copë fishekë dhe një pistoletë me 6 copë fishekë” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se rasti ndodhet në procedurë hetimore./FolDrejt/