Shkaku i një mosmarrëveshjeje, një grua në Prishtinë është sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij, transmeton Fol Drejt.
Gruaja, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ka pranuar tretman mjekësor.
“Prishtinë 04.01.2022 – 14:00. Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin e policisë./FolDrejt/