Një rrëfim tronditës i Valbona Hysenit, e cila dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i katit të tretë nga bashkëjetuesi i saj, që më parë edhe e kishte dhunuar për shkak të xhelozisë së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kamëz dhe vetëm dje është zbuluar nga policia. Disa ditë më parë, policia njoftonte se një grua ishte rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht, pasi dhe vetë e dëmtuara kishte gënjyer në spital dhe për policinë.
Në një rrëfim për emisionin e “Me zemër të hapur” në ‘News24’, tek dergjet në një shtrat spitali dhe rënkon vazhdimisht, Valbona Hyseni tregoi se partneri i saj e kishte kërcënuar që mos të tregonte për ngjarjen. Për ngjarjen në fjalë akuzohet Dilaver Idrizi.
“Mos trego, thuaj jam varur te telat e ballkonit, dhe më ra tensioni. S’më linte, aty rrite te koka. Thoshte; mos ju trego njerëzve, se do të vras. S’më linte t’i tregoja askujt. Tani e mësuan. Kërcënoi vëllain tim. I thash mos më kërcëno vëllain. Aty nisi, i thash që do të denoncoj, s’duroj dot më. Reagoi dhe tha; ja tregove njerëzve të tu?! Mirë bërë, se do të gjejnë burrë tjetër. Dilaveri më ka dhunuar 15 vite rresht”, tha gruaja./Panorama/