Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, megjithëse premton reforma, ajo po shfaqet në sallën e gjykatës si e akuzuar dhe po i bën presion prokurorisë prër tërheqjen e aktakuzës ndaj saj, raporton Fol Drejt.
“Ministrja që premton reforma, shfaqet në sallën e gjykatës si e akuazuar dhe bënë presion mbi prokurorinë!
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i paska bërë thirrje sot prokurorit të çështjes që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj për hudhjen të gazit lotsjellës në Kuvend. Kjo thirrje mund të ndëgjohet vetëm në vende me regjime totalitare, e asesi në një vend me aspirata për integrim evropian.”, shkroi Gruda në Facebook.
Ai shtoi se Haxhiu nuk duhet të harrojë se përveç e akuzuar në këtë rast, ajo është edhe ministre e Drejtësisë. Një koment i tillë është qartazi ndërhyrje në drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës.
“Nga pikëpamja profesionale, këtë gjë është absurd ta bëjë edhe një person laik në drejtësi e lëre më një Ministre e Drejtësisë!”, tha në fund Gruda. /FolDrejt/