Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka publikuar libër, shkruan Fakte. Bëhet fjalë për librin “Përvoja për të ardhmen” e cila do të promovohet nesër në panairin e librit.
“Përvoja për të ardhmen” është botuar nê shtëpinë botuese “Gjurgja” ndërsa ka të bëjë me trendet e rrjedhave ndërkombëtare të kapitalit. Gruevski në institucionet e Maqedonisë po ndiqet për keqpërdorime të mëdha të pushtetit, ndërkohë që ka fituar azil politik në hungari, ku edhe po qëndron për momentin./FAKTE