Në Kosovë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 53 raste të reja me coronavirus.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Grup mosha e personave të infektuar: 70-79, 1 rast; 60-69, 3 raste; 50-59, 7 raste; 40-49, 7 raste; 30-39, 6 raste; 20-29, 4 raste; dhe grup mosha 10-19, 5 raste.
Nga rastet e reja të konfirmuara, 11 raste janë konfirmuar në Mitrovicë, 5 raste në Prishtinë, 4 raste në Drenas, 3 raste në Klinë, 3 në Ferizaj, 2 raste në Deçan, 1 rast në Suharekë, 1 rast në Gjakovë, 1 rast në Prizren, Fushë Kosovë dhe Viti, transmeton Telegrafi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 419. Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.
Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/