Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se grupet kriminale serbe, të maskuara me maska kanë ndaluar një familje kosovare që po kthehej në Zvicër dhe po të njëjtën e kanë rrahur e ua kanë marrë veturën.
Siç ka bërë me dije Bahtiri, familjarët aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile, transmeton Fol Drejt.
Postimi i plotë i Bahtirit:
Situata në veri është e tensionuar për shkak të grupeve kriminale famkeqe serbe të dirigjuara nga Beogradi.
Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe ua marrë veturën. Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që mos t’iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës.
Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenoj sigurinë dhe integritetin territorial të saj.
Institucionet e Kosovës janë të obliguara të kujtesën për zbatimin e Kushtetutës në çdo pëllëmbë të terroritorit./FolDrejt/
AB