Uebsajtet e 14 aeroporteve amerikane u sulmuan sot nga grupi pro-rus i hakerëve Killnet.
Sipas mediave amerikane, hakerët shënjestruan aeroportet ndërkombëtare në Los Anxhelos, Çikago, Orlando, Denver, Phoenix dhe Atlanta, si dhe aeroportet në Kentaki, Misisipi dhe Havai, shkruan prototheme.gr
Operacionet e aeroportit nuk u prekën nga sulmi kibernetik. Si Administrata e Sigurisë së Transportit (TSA) dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI) u njoftuan për rastin.
Grupi pro-rus i hakerëve Killnet ka marrë më parë përgjegjësinë për sulmet kibernetike ndaj objektivave të SHBA-së si hakmarrje për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën./FolDrejt/