Luftëtarët e formacionit paraushtarak rus Wagner pushtuan edhe dy zona të tjera të qytetit ukrainas Bakhmut, pra siç quhet në Moskë, Artyomovska, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Reuters raporton se nuk kishte asnjë mënyrë për të verifikuar vërtetësinë e pretendimit.
Më herët, agjencia raportoi se trupat ukrainase u detyruan të tërhiqen nga disa territore në Bakhmut pasi Rusia nisi një ofensivë të përtërirë me zjarr intensiv artilerie gjatë dy ditëve të fundit, transmeton Fol Drejt.