Gjatë takimit të ministrave të brendshëm të BE, është paralajmëruar për një rrezik të dhunës së ekstremit të djathtë, shkruan SPIEGEL, përcjell foldrejt.com. Europa duhet të zgjohet dhe të fus grupimet neonaziste në listën terroriste – ashtu si në Kanadë.
Takimi konfidencial është mbajtur këtë javë në Luksemburg, ku shumë shtete anëtare të BE, mes tyre edhe Gjermania dhe Suedia, kanë përshëndetur një hap më radikal për dënimin e ekstremit të djathtë në Europë. Kjo vjen edhe pas sulmeve terroriste në Norvegji, Zelandë të Re dhe së fundi edhe sulmi ndaj sinagogës në Gjermani ku mbetën të vrarë dy persona.
Në njërën anë Europa ka nevojë urgjente për punëtorë të huaj, kurse poashtu popullata e saj ekstremizohet gjithmonë e më tepër. Kjo tregohet edhe me rritjen e mbështetjes nga partive të ekstremit të djathtë./Foldrejt.com