Në Gabon ku një grup ushtarak njoftoi marrjen e qeverisë tha se presidenti Ali Bongo po mbahet nën arrest shtëpiak.
Në një deklaratë nga administrata ushtarake që ka emërtuar veten si Komiteti i Tranzicionit dhe Restaurimit të Institucioneve (CRTI) thuhet se presidenti Bongo po mbahet nën arrest shtëpiak, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Më tej në deklaratë theksohet se edhe një nga djemtë e presidentit Bongo është arrestuar me akuzën për “tradhti ndaj atdheut”.
Ushtarakët marrin qeverinë
Një grup ushtarakësh në vendin e Afrikës Qendrore në Gabon hynë në orët e para të mëngjesit në ndërtesën e televizionit kombëtar dhe njoftuan marrjen e qeverisë.
Ushtarakët në deklaratë njoftuan anulimin e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 26 gusht dhe mbylljen e kufijve të vendit.
Presidenti aktual Ali Bongo Ondimba fitoi për herë të tretë në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 26 gusht. Ali Bongo, 64-vjeç, mori detyrën në vitin 2009 nga babai i tij Omar Bongo i cili drejtoi vendin për një periudhë për më shumë se 41 vjet./FolDrejt/