Bashkimi Evropian (BE) tha se kundërshton marrjen e pushtetit në Gabon duke përdorur forcën dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje në vend, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell në një deklaratë lidhur me çështjen u bëri thirrje për vetëpërmbajtje të gjithë aktorëve në Gabon.
Ai tha se vështirësitë me të cilat përballet Gaboni duket të kapërcehen me mbisundim të ligjit, rend kushtetues dhe demokraci. “BE-ja ndan shqetësime serioze lidhur me procesin zgjedhor që shkaktoi grusht shteti ushtarak. Por, rruga për të pasqyruar vullnetin e popullit të Gabonit nuk është të përdorësh forcën, por është i mundur me dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës që tregon respektimin e mbisundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, tha Borrell.
Një grup ushtarakësh në vendin e Afrikës Qendrore, Gabon hynë në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit në ndërtesën e televizionit kombëtar dhe njoftuan marrjen e qeverisë. Ushtarakët në deklaratë njoftuan anulimin e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 26 gusht dhe mbylljen e kufijve të vendit.
Presidenti aktual Ali Bongo Ondimba fitoi për herë të tretë në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 26 gusht. Ali Bongo, 64-vjeç, mori detyrën në vitin 2009 nga babai i tij Omar Bongo i cili drejtoi vendin për një periudhë për më shumë se 41 vjet.
Në vend u vendos ndalesë e daljes në rrugë me arsyen se në orët e fundit të procesit të votimit u zbatua “dhunë” ndërsa u kufizua interneti teksa vazhdonte procesi i numërimit pas zgjedhjeve.
Opozitarët reaguan ndaj praktikave të qeverisë dhe lideri opozitar Ondo Ossa pretendoi se zgjedhjet u manipuluan në garën presidenciale që ai zhvilloi kundër Ali Bongo-s.