Junta që ka marrë administrimin në Niger, pretendohet se ka kërkuar ndihmë nga kompania ruse e sigurisë “Wagner” kundër ndërhyrjes ushtarake, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Wassim Nasr, një nga ekspertët rajonal në Soufan Center, në një deklaratë për Associated Press (AP) tha se gjenerali Salifou Mody, zv/presidenti i “Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP)” i cili ka marrë pushtetin duke rrëzuar qeverinë në Niger, është takuar në Mali me përfaqësues të “Wagner”-it.
Nasr, bëri të ditur se Mody në takimin e tij me përfaqësuesit e “Wagner”-it ka kërkuar mbështetje kundër ndërhyrjes ushtarake të mundshme ndaj Nigerit.
Nesër përfundon afati që Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) i ka dhënë juntës ushtarake në Niger për lirimin dhe rikthimin në detyrë të presidentit Mohamed Bazoum.
Mali dhe shtypi francez ka deklaruar se përfaqësues të administratës së juntës së Nigerit janë takuar në Mali me përfaqësues të “Wanger”-it.