Një dasëm nuk ka shkuar mirë sa është planifikuar.
Kjo pasi dasmorët e saj janë rrahur mes vete dhe kanë shkaktuar trazira brenda sallës ku ishte e organizuar dasma, përcjell Fol Drejt.
Dasma është organizuar në Manchester më 24 gusht, ndërsa tashmë janë publikuar edhe pamjet e rënda.
Dasma madhështore po mbahej në Regent Hall kur një burrë iu afrua një të ftuari dhe e goditi atë në kapele. Kaq mjaftoi dhe nisi një sherr masiv, i cili ka zgjatur për rreth 6 minuta, deri në ndërhyrjen e forcave të policisë.
Nga të dhënat e publikuara është raportuar se asnjë nga personat e përfshirë në sherr nuk ka pësuar dëmtime të rënda./FolDrejt/