Të paktën 19 fëmijë vdiqën në një zjarr që përfshiu një shtëpi për nxënësit brenda shkollës në Mahdi, një qytet i vogël në pjesën qendrore të shtetit të Amerikës së Jugut të Guajanës.
Personi më i ri që humbi jetën në zjarrin që shpërtheu pas mesnate ishte një djalë pesë vjeçar dhe në mesin e viktimave ishin disa vëllezër dhe motra, si dhe të paktën një palë binjake, raporton Reuters.
Numri më i madh i fëmijëve, 14 prej tyre, vdiqën në vend, ndërsa pesë të tjerët vdiqën në spital, transmeton Fol Drejt.