Lojtari i Kombëtares kroate Josko Guardiol nuk do të largohet nga Leipzig në këtë afat kalimtar.
Por sot në mëngjes gazetari spanjoll Tomas Gonzalez bëri të ditur se Josko Guardiol zgjodhi Real Madridin.
Spanjolli pretendon se Guardiol dyshohet se i tha menaxherit të tij se donte të luante për Real Madridin.
Kurse, Fabrizio Romano ka thënë se gara për të mbetet e hapur.
“Chelsea është ende atje, edhe pse kohët e fundit ata sollën Benoit Badiashile si mbrojtës të majtë. Gara është e hapur. Manchester City dhe Real duan të sjellin Guardiolën” , tha së fundmi Fabrizio Romano, ndaj mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë sot. /FolDrejt/