Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë sot se futbollisti norvegjez Erling Haaland do të jetë gati për ndeshjet me Bayernin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raportojnë mediat britanike.
Haaland dëmtoi ijën e tij gjatë stërvitjes për kombëtaren norvegjeze dhe humbi ndeshjet kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024.
Guardiola bëri të ditur se sulmuesi norvegjez me shumë gjasa do të jetë në skuadrën e Manchester Cityt për ndeshjen e radhës kundër Southampton, transmeton Fol Drejt.