Në një ndeshje fantastike, lojtarët e Manchester Cityt mundën 4:1 Liverpoolin dhe një nga skenat që shënoi derbin ishte festimi i Pep Guardiolas pas golit të Julian Alvarez, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Spanjolli “u egërsua” në festën e tij dhe këtë e bëri përballë rezervistit të kuqve, Kostas Tsimikas. Trajneri i Cityt shikoi nga mbrojtësi i Liverpool dhe vazhdoi të bërtiste nga gëzimi, këtë herë në fytyrën e grekut dhe shumë e dënuan lëvizjen e tij.
Megjithatë, Tsimikas qëndroi i qetë dhe nuk i kushtoi shumë rëndësi Pepit, por ky detaj tërhoqi aq shumë vëmendjen, saqë trajnerit të Manchester Cityt iu desh të shpjegonte lëvizjen e tij në një konferencë për shtyp.
“Më vjen shumë keq, por fol me Kostasin dhe pyet nëse e respektoj dhe nëse kam treguar mungesë respekti. Kështu i festoj golat në shtëpi me djalin tim dhe më vjen shumë keq nëse mendon se ishte mungesë respekti”, tha Pep.
Pasi një nga gazetarët këmbënguli se ishte vërtet mungesë respekti, atëherë Pep kërkoi falje:
“Oh, mirë, më vjen keq, më vjen shumë keq”, tha Guardiola.
Pas kësaj fitore, City është tetë pikë prapa Arsenalit, por me ndeshje më pak në llogari. /FolDrejt/