Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha se ishte i kënaqur me lojën e ekipit të tij dhe fitoren ndaj Real Madridit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sipas mediave britanike.
Manchester City u kualifikua në finalet e Ligës së Kampionëve, pasi mposhti bindshëm mbrëmë në shtëpi Realin me rezultat 4:0. Në ndeshjen e parë të luajtur javën e kaluar në Madrid ishte 1:1, përcjell Fol Drejt.
“Gjithmonë prisni të luani një ndeshje të mirë, por nuk e prisja që ne të ishim kaq më mirë se Reali. Kishim energji të madhe dhe intensitet të lartë. Kur luajmë në shtëpi ndihemi të fuqishëm, mposhtim Arsenalin, Bayernin, Realin. ..” , tha Guardiola./FolDrejt/