Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i impresionuar me lojtarin që sipas mediave spanjolle pritet të luajë për Barcelonën nga sezoni i ardhshëm.
Mesfushori gjerman me origjinë turke Ilkay Gundogan ishte njeriu vendimtar në ndeshjen e ligës kundër Leeds fundjavën e kaluar, ku City fitoi 2-1 me dy golat e tij dhe ruajti epërsinë në tabelën e Premierligës angleze.
Gundogan grumbulloi gjithsej 170 pasime ndaj Leeds, që është një rekord për këtë sezon në kampionatin anglez. Ai grumbulloi 58 pasime më shumë se e gjithë skuadra e Leeds dhe pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme, një hark të thellë i bëri edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili pretendoi se Gundogan është një nga lojtarët më të mirë me të cilët ka punuar si trajner.
“Ai është tepër inteligjent dhe i zgjuar. Përveç kësaj, ai është gjithashtu jashtëzakonisht konkurrues. Më besoni, ai është një nga lojtarët më të mirë që kam trajnuar ndonjëherë në karrierën time. Ai është klasa më e lartë e mundshme,” tha Guardiola.
Me këto fjalë, Guardiola mund të ketë treguar gjithashtu se City do të përpiqet shumë për ta shmangur Gundoganin nga ideja për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit dhe për të kaluar te Barcelona si agjent i lirë.
Mediat spanjolle pretendojnë se kjo marrëveshje tashmë është rënë dakord, por në Angli paralajmërojnë se Gundogan nuk ka përfunduar ende asnjë dokument detyrues me Barcelonën.
Këtë sezon, Gundogan është një nga futbollistët kryesorë të skuadrës së Manchester Cityt, pasi ka bërë gjithsej 45 paraqitje, në të cilat ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë pesë asistime, transmeton Fol Drejt.