Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë sot se sezoni për skuadrën e tij nuk do të jetë i plotë nëse “qytetarët” nuk e fitojnë Champions League, sipas mediave britanike.
Lojtarët e Manchester Cityt mbrojtën titullin e tyre në Premierligë. Të dielën, “Qytetarët” mposhtën Chelsean me rezultat 1:0 në shtëpi në ndeshjen e xhiros së 37-të të Premierligës, ndërsa Arsenali u mposht të shtunën si mysafir nga Nottingham Forest (0:1).
Manchester City është në vendin e parë në tabelën e Premierligës me 88 pikë me një ndeshje më pak, ndërsa Arsenali është i dyti me 81./FolDrejt/