Futbollistët e Manchester Cityt janë fituesit e edicionit të 142-të të kompeticionit FA Cup. Në finalen e luajtur në Wembley, ata mposhtën rivalin e qytetit Manchester United me rezultat 2:1. Futbollisti kryesor i Manchester Cityt ishte Ilkay Gundogan, i cili i shënoi të dy golat për ekipin e tij, ndërsa shënues për United ishte edhe kapiteni i skuadrës Bruno Fernandes.
“Tani mund të flasim për kurorën e trefishtë. Sigurisht, ne ende duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne luajtëm për qytetin tonë dhe për tifozët tanë. United luajti një mbrojtje të shkëlqyer dhe nuk e prisnim që ata të mbroheshin kaq ngushtë. Unë do t’i jap lojtarët dy ditë pushim tani dhe më pas do të kemi tre ose katër seanca stërvitore për të shtunën me Interin. Do të udhëtojmë të enjten pas stërvitjes në mëngjes. Fa Kupë është shumë e bukur ”, tha trajneri i Cityt, Pep Guardiola pas fitores.
“Unë jam një tifoz i Barcelonës, por do ta dua këtë klub për pjesën tjetër të jetës sime. E di që sot i kemi dhënë tifozëve tanë një dhuratë të mrekullueshme, sepse e di se çfarë do të thotë për ta të mundin rivalin e tyre të qytetit.” /FolDrejt/