Pep Guardiola ka arritur marrëveshje me klubin e kaltër nga Manchesteri për të rinovuar kontratën e tij, shkruan Fol Drejt.
Lajmin e bëri të ditur gazetari sportiv, David Ornstein përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku tha se Pep Guardiola ka rënë dakord për një kontratë të re me Man City.
“Ende nuk është nënshkruar, por tani marrëveshja është arritur, me 51-vjeçarin spanjoll që do të angazhohet në klub deri në vitin 2025 me një marrëveshje dyvjeçare”, shtoi Ornstein. /FolDrejt/