Rreth 250 banorë u evakuuan nga shpatet e vullkanit të zjarrtë, i cili shpërtheu të enjten dhe filloi të nxjerrë hi dhe gurë të nxehtë.
Zjarrfikësit njoftuan se banorët e fshatit Panimaçe janë dërguar në strehimore, shkruan AP, përcjell Fol Drejt.
Agjencia Kombëtare e Emergjencave tha se vullkani po shpërndante re hiri që mund të preknin deri në 100,000 njerëz në komunat e afërta./FolDrejt/