Saliou Guindo zgjedh Emiratet e Bashkuara Arabe për të vijuar karrierën. Sulmuesi që fitoi Këpucën e Artë në Abissnet Superiore sezonin e kaluar, është prezantuar pasditen e sotme në klubin e FC Dibba.
Guindo ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me pagë 300 mijë euro në sezon dhe ka qenë pikërisht kjo shifër që e ka shtyrë të zgjedhë klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pasditen e sotme Guindo njoftoi zyrtarisht edhe divorcin me Laçin, duke falënderuar drejtuesit, tifozët dhe stafin teknik të kurbinasve, për kohën e kaluar së bashku.
Saliou Guindo pati oferta edhe nga Hungaria e Kroacia, por zgjodhi të ndhekë paratë, duke u transferuar te klubi që i ofroi më shumë, Dibba./tch/