Guinea Ekuatoriale ka konfirmuar përhapjen e virusit Marburg, një sëmundje shumë ngjitëse dhe vdekjeprurëse e ngjashme me Ebolën, pasi të paktën nëntë persona vdiqën, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Vendi i vogël i Afrikës Qendrore vendosi në karantinë më shumë se 200 njerëz dhe kufizoi lëvizjen javën e kaluar në provincën Kie-Ntem pas zbulimit të një ethe hemorragjike të panjohur, raporton Reuters.
Kameruni fqinj gjithashtu ka kufizuar lëvizjen përgjatë kufirit të tij për shkak të shqetësimeve për përhapjen e infeksionit, transmeton Fol Drejt.