Ish-lojtari i kombëtares holandeze, Ruud Gullit ka thënë sot se Lionel Messi, Pele dhe Diego Armando Maradona janë lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, transmeton gazeta sportive spanjolle “Marca”.
“Messi kishte një presion të madh për të fituar Kupën e Botës në Katar. Ishte shansi i tij i fundit dhe ai ia doli. Messi, Pele dhe Maradona janë lojtarët më të mirë në historinë e futbollit,” tha Gullit.
Ai ka treguar se i kanë lënë përshtypje lojërat e futbollistit francez Kylian Mbappe. /FolDrejt/