Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dënoi sot ashpër vendimin e autoriteteve talebane në Afganistan për të ndaluar gratë afgane të punojnë për OKB-në dhe theksoi se vendimi duhet të anulohet menjëherë, tha zëdhënësi i tij Stefan Dijarik në një deklaratë.
“Kjo është një shkelje e të drejtave themelore të patjetërsueshme të grave,” tha Dijarik, raportoi Reuters.
Stafi femër është thelbësor për operacionet e Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë sigurimin e ndihmës për shpëtimin e jetës, thuhet në deklaratë./FolDrejt/