Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha sot se epoka e ngrohjes globale ka mbaruar dhe se “epoka e vlimit global” ka filluar.
“Ndryshimet klimatike janë kudo. Është e frikshme. Dhe ky është vetëm fillimi,” paralajmëroi Guterres, sipas Reuters.
Ai tha se njerëzimi ka lëshuar shkatërrim, por se ai nuk duhet të shkaktojë dëshpërim, por të çojë në veprim.