Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se çdo lloj paqeje duhet të bazohet në vlerat e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha sot se është e rëndësishme të krijohen kushte për fillimin e një dialogu paqeje në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Është shumë e rëndësishme që ne të krijojmë kushtet për rivendosjen e dialogut dhe të fillojmë të shikojmë drejt një të ardhmeje ku paqja do të mbizotërojë,” tha ai në një konferencë shtypi në margjinat e samitit të 12-të ASEAN-OKB në Kamboxhia./FolDrejt/