Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, falënderoi Turqinë për rolin e saj në shkëmbimin e robërve të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Falënderoj qeveritë e Turqisë dhe Arabisë Saudite për rolin e tyre në sigurimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Guterres në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Lajmi i djeshëm se më shumë se 250 robër lufte u shkëmbyen midis Ukrainës dhe Federatës Ruse ishte një zhvillim i mirëpritur”, shtoi ai.
“Unë përgëzoj përpjekjet e atyre palëve. Shpresoj se kësaj do t’i shtojmë shkëmbime të mëtejshme duke synuar një formulë ‘të gjithë për të gjithë’”, tha ai.
Shkëmbimi i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës u bë të mërkurën pas ndërmjetësimit dhe përpjekjeve diplomatike të Turqisë me krerët e të dy vendeve.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi presidentin Rexhep Tajip Erdogan “për rolin e tij udhëheqës në çlirimin e popullit tonë”./FolDrejt/