Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha sot se nuk e sheh mundësinë e përfundimit të shpejtë të luftës në Ukrainë, sepse ka dallime të mëdha mes palëve ndërluftuese.
“Kjo luftë do të marrë fund, por jo shpejt. Gjithçka merr fund. Megjithatë, në këtë moment nuk shoh mundësinë e negociatave të paqes midis dy palëve. Për të qenë i qartë, pushtimi rus ka krijuar një situatë në të cilën, në thelb, të dy palët kanë një mosmarrëveshje të madhe për të kaluarën dhe kjo është gjithmonë e vështirë për t’u zgjidhur”, tha Guterres në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.