Guterres i kërkoi Moskës të lejojë eksportin e drithërave nga Ukraina dhe nga ana tjetër të lejojë eksportin e plehrave ruse dhe bjelloruse.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po përpiqet të gjejë një zgjidhje me Rusinë, Turqinë dhe disa vende të tjera, për të hapur eksportet e Ukrainës dhe për të shmangur mungesën e ushqimit në botë, tha diplomati i informuar për këtë situatë, transmeton Fol Drejt.
Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës në Detin e Zi në mënyrë që të dobësojë vendin dhe të pushtojë brigjet e saj, raportoi “Wall Street Journal”./FolDrejt/