Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres përshëndeti sot zgjatjen e marrëveshjes së grurit, duke theksuar se mbeten çështje të hapura që Rusia, Ukraina, Turqia dhe OKB-ja do të vazhdojnë të diskutojnë.
“Zgjatja e marrëveshjes është një lajm i mirë për botën. Duke parë përpara, ne shpresojmë që eksportet e ushqimit dhe plehrave, përfshirë amoniakun, nga Federata Ruse dhe Ukraina do të jenë në gjendje të arrijnë në mënyrë të sigurtë zinxhirët e furnizimit global,” tha Guterres, sipas Reuters.
Më parë, Rusia dhe Ukraina konfirmuan se kishin rënë dakord për të zgjatur marrëveshjen edhe për 60 ditë të tjera, pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e njoftoi atë./FolDrejt/