Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha sot se pushtimi rus i Ukrainës po shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha në atë vend.
“Tensionet midis fuqive të mëdha janë në një kulm historik, siç janë rreziqet e konfliktit, për shkak të një aksidenti ose një llogaritje të gabuar,” paralajmëroi Guterres, duke folur në një sesion mbi multilateralizmin dhe Kartën e OKB-së, të kryesuar nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, raporton Reuters.
Lavrov mbërriti në Nju Jork herët këtë mëngjes dhe ftoi diplomatët më të lartë të disa vendeve, përfshirë sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të kryesuar nga Rusia./FolDrejt/