Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha sot se dhuna në Sudan mund të çojë në një “zjarr katastrofik” që mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë.
Guterres u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të përdorin të gjitha levat në dispozicion për të ndikuar në situatën në Sudan, raporton Reuters.
“Ne të gjithë duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta tërhequr Sudanin nga pragu”, tha Guterres, duke shtuar se Kombet e Bashkuara nuk do ta braktisin Sudanin./FolDrejt/