Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se reformat janë në nevojshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe në sistemin financiar të OKB-së, që njihet si Bretton Woods, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Guterres mbajti një konferencë për shtyp pas Samitit të Liderëve të G7-s që u mbajt në qytetin Hiroshima të Japonisë.
KS-OKB-ja dhe rendi i saj financiar pasqyrojnë marrëdhëniet e pushtetit në vitin 1945, tha Guterres, i cili tha se këtu ka nevojë për përditësim.
“Që nga viti 1945 kanë ndryshuar shumë gjëra. Arkitektura financiare globale është bërë e vjetërsuar, jofunksionale dhe e padrejtë. Rrjeti global i sigurisë nuk mundi të përmbushë detyrën e tij përballë goditjes ekonomike nga pandemia COVID-19 dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Tanë është koha për reformë edhe në KS-OKB, edhe në institucionet Bretton Woods. Kjo është çështje e rishpërndarjes së pushteteve në kornizën e realiteteve të botës së sotme”, deklaroi Guterres.