Ish-lojtari i Real Madridit, Guti, ka thënë se klubi madrilen nuk ka nevojë për francezin Kylian Mbappe, pasi në radhët e tyre ka sulmuesin brazilian Vinicius Junior, raportojnë mediat spanjolle.
Mbappe aktualisht është anëtar i Paris Saint-Germain dhe ka kontratë me klubin francez deri në qershor të vitit 2025.
Sulmuesi i “Saints” thuhet se ka negociuar me Realin vitin e kaluar, por ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me Paris Saint-Germain. Disa media kanë njoftuar ditët e fundit se Mbappe mund t’i bashkohet Realit në fund të këtij viti ose në qershor të vitit të ardhshëm./FolDrejt/