Guvernatori i Rajonit të Kharkiv, Oleh Syniehubov tha se gjashtë persona u plagosën pasi Rusia goditi një ndërmarrje industriale në Kharkiv mëngjesin e 21 tetorit, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Punimet e urgjencës janë duke vazhduar; të dhënat për dëme dhe viktima janë duke u sqaruar, tha Syniehubov.
Rreth orës 8 të mëngjesit, kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov raportoi se shpërthime të shumta u dëgjuan në qytet. /FolDrejt/