Më herët, guvernatori i Luganskut tha se trupat ruse sulmuan qytetin me të gjitha armët, me mbështetje ajrore dhe hynë në pjesët juglindore dhe verilindore të tij.
Ushtria ruse po përparon nga periferitë e Severodonetsk drejt pjesëve qendrore të qytetit, tha sot guvernatori i Lugansk, Serhiy Gaidai.
“Fatkeqësisht, kemi lajme zhgënjyese, armiku po përparon drejt qytetit”, tha Gaidai për televizionin shtetëror ukrainas, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.