Guvernatori i Montanës, Greg Gianforte, ka nënshkruar një projekt-ligj që ndalon funksionimin e TikTok, duke e bërë shtetin amerikan të parin në SHBA që ndalon aplikacionin popullor kinez.
Montana miratoi një ligj që ndalon TikTok në mes të prillit. Ligji u pranua me 54 vota, 43 ishin kundër dhe tani ligji është nënshkruar nga guvernatori republikan i shtetit, i cili ka pak më shumë se një milion banorë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Guvernatori theksoi se projektligji do të avancojë “përparësinë e përbashkët të mbrojtjes së Montanans nga mbikëqyrja e Partisë Komuniste Kineze”./FolDrejt/